Britney Spears ka thënë se është ndjerë sikur familja e saj “e hodhi tutje” derisa ishte nën kontrollin disa vjeçar të babait të saj.
Ylli i pop-it ka folur për marrëdhënien e saj me familjen duke thënë se ajo u urdhërua nga i ati, Jamie Spears, të punonte dhe të kalonte kohë në një objekt të shëndetit mendor, shkroi FemaleFirst të martën.
“Isha e frikësuar, e thyer dhe po e ndaj këtë sepse dua që njerëzit ta dinë se unë jam vetëm njeri”, tha ajo në një video të postuar në YouTube.
“Ndihem viktimë pas këtyre eksperiencave dhe si mund ta kaloj këtë nëse nuk flas për të?”
Britney e ka akuzuar motrën e saj, Jamie Lynn Spears dhe nënën Lynne se dështuan ta mbështesnin kur ajo donte të largohej nga instituti i shëndetit mendor.
Por, këngëtarja mund ta ndjente mbështetjen e fansave të saj, shumë prej të cilëve u bashkuan në fushatën “Britney e lirë”.
“Ajo që e bëri konfuze për mua ishte se këta njerëz po luftonin në rrugë për mua, por motra dhe nëna ime nuk po bënin asgjë”, tha ajo.
Ajo u ndje sikur u la jashtë nga familja e saj.
më hodhën jashtë. Ashtu ndihesha, ndjeja sikur familja ime më hodhi tutje”.