Showbiz

Johnny Depp rikthehet në rolin e regjisorit pas 25 vjetësh

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i kinematografisë, Johnny Depp, do të rikthehet në rolin e regjisorit pas 25 vjetësh, me filmin e ardhshëm biografik, “Modigliani”.

Aktori i cili në vitin 1997 debutoi si regjisor me filmin, “The Brave”, ku po ashtu luaji krahas Marlon Brandos, e bëri të ditur lajmin se po kthehet prapa kamerës për herë të dytë, për një film i cili flet për jetën e artistit italian, Amedeo Modigliani.