Showbiz

A$AP Rocky ngarkohet me dy akuza për sulm me armë zjarri

A$AP Rocky është ngarkuar me dy akuza për sulm me armë zjarri në Los Anxhelos.

Reperi amerikan, emri i të cilit është Rakim Mayers, dyshohet se i drejtoi armën një personi në nëntor të vitit të kaluar.

Të hënën, zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit e akuzoi reperin me dy akuza për sulm me armë zjarri gjysmë automatike, shkruan Sky News të martën.

Ai gjithashtu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës në një konfrontim të mëpasshëm, tha Zyra e prokurorit të qarkut.

Mayers 33 vjeç, mirëpriti fëmijën e tij të parë me këngëtaren Rihanna, një nga artistet më të kërkuara të muzikës të të gjitha kohërave.

“Gjuajtja me armë në një vend publik është një vepër e rëndë që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike jo vetëm për personin e shënjestruar, por edhe për kalimtarët e pafajshëm që vizitojnë Hollywoodin”, tha prokurori i qarkut, George Gascon.