Showbiz

Arjola Demiri tregon pse nuk fjeti për dy javë pasi doli nga “Big Brotheri”

Descriptive Text

Aktorja shqiptare Arjola Demiri ka treguar se pas daljes nga Big Brother VIP i Shqipërisë informacioni i parë që kishte marrë ishte se shoqja e saj, aktorja dhe deputetja kosovare Adriana Matoshi është operuar sërish pasi i është rikthyer tumori në tru.

Ajo në emisionin “1KL” në KTV ka treguar se e kishte pranuar shumë rëndë informatën.

“Informacioni i parë që kam marrë vesh kur kam dalur, ka qenë se Adriana është bërë operacion, pasi i është përsëritur tumori. Jam ftohur shumë. Kam qenë në makinë duke ikur për në shtëpi, thash pse s’më kursyet. Të betohem nuk kam fjetur dy javë ditë fare. Më janë mbyllur sytë në ora 6 të mëngjesit e jam zgjuar në 7, por nuk ishte gjumë. Isha totalisht e dërrmuar”, ka treguar Demiri.

 

Arjola Demiri: Kur kam dalur nga Big Brother, dy jave dite nuk kam fjetur… @arjolademiri @labinotsgash #TV #Show #1KafeMeLabin #LabinotGashi #Producer #KTV #TVShows #Music #Live #Caffe

Posted by 1 Kafe Me Labin on Sunday, August 14, 2022