Showbiz

Nicola Peltz sqaron raportin e saj me vjehrrën, Victoria Beckham

Katër muaj pasi u martuan në një ceremoni glamuroze në Palm Beach, Brooklyn Peltz Beckham dhe Nicola Peltz Beckham, e realizuan një intervistë të rrallë të përbashkët, ku diskutuan për dinamikat në familje dhe shpresat për të ardhmen. Çifti po ashtu i qartësoi disa thashetheme që i kanë pushtuar mediat e portalet anembanë botës.

Duke folur për revistën “Variety”, çifti i sapomartuar iu përgjigj spekulimeve që, Nicola, nuk ka raporte të mira me nënën e famshme të Brooklynit, disenjatoren dhe ish-anëtaren e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham.

Aktorja 27-vjeçare tha se këto thashetheme janë plotësisht të pavërteta Peltz mendon që shkaktari i këtyre spekulimeve ishte fakti që ajo nuk u vesh me markën “Victoria Beckham” në dasmën e saj.

“Unë doja dhe kisha planifikuar të vishem me markën e saj, por pas disa muajve, ajo e kuptoi se studioja e saj nuk mund ta krijonte fustanin me kohë, prandaj u detyrova ta zgjedh një tjetër fustan të nusërisë. Ajo nuk me tha se nuk mund të vishesha me markën e saj, as unë nuk i thash se nuk dua. Por, mendoj se këtu lindën këto thashetheme”.

Modelja dhe aktorja e njohur përfundoi duke ecur drejt altarit e veshur me fustan të bardhë të markës “Valentino”, të dizajnuar nga Pierpaolo Piccioli, dhe dukej një nuse plot stil dhe elegancë.

Image

Nicola dhe Brooklyn e bënë publike lidhjen në janar të vitit 2020, kurse e shpallën fejesën e tyre në korrik të të njëjtin vit. Që të dy, Victoria dhe David Beckham, ishin prezent në ditën kur djali i tyre i madh i propozoi martesë të dashurës së tij.

Brooklyn nuk foli shumë për dramën rreth raportit të gruas së tij me të ëmën, por thjeshtë deklaroi se të gjithë në familjen e tyre kalojnë mirë më njeri-tjetrin, raporton portali “Bazaar”.

Çifti i lumtur ndër të tjera diskutoi për planet e tyre për ta zgjeruar familjen në një të ardhme të afërt, duke i mirëpritur në jetë disa fëmijë dhe me shpresë edhe duke e adoptuar ndonjë. Derisa Peltz po e vazhdon karrierën e saj si modele dhe aktore, Beckham, i cili i është përkushtuar gatimit prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, tha se do t’i pëlqente shumë ta hapë një bar një ditë, si dhe të marrë pjesë në disa emisione televizive të cilat do të fokusoheshin në gatim ose në martesën e tij me Nicolan.