Showbiz

Fansat spekulojnë rreth titullit të albumit reperes Megan Thee Stallion

Reperja e njohur amerikane, Megan Thee Stallion, e ka postuar një imazh të mistershëm në llogarinë e saj në Instagram, për të cilin fansat kanë filluar të spekulojnë se e paralajmëron titullin e albumit të saj të ri.

Stallion e postoi përkufizimin e fjalës “Traumazine”, që sipas saj lidhet me një element kimik i cili përhapet në tru, kur dikush detyrohet të përballet me emocione të shkaktuara nga ngjarjet apo eksperiencat traumatike, raporton portali “NME”.

Megjithëse nuk kishte shpjegim krahas postimit, fansat e reperes besojnë se “Traumazine” do të jetë pikërisht titulli i albumit të saj të dytë, që vjen pas atij të vitit 2020, “Good News”.

Besohet që albumi i ri do të publikohet shumë shpejtë pasi të hënën (8 gusht), Stallion e postoi një tjetër mesazh në Instagram ku shkruhej: “Është afruar koha”, duke vazhduar tutje me shpjegimin se ky incizim po e bënë të ndihet e vrazhdë por edhe seksi, si dhe i paralajmëroi adhuruesit se në të përfshihen disa gra të fuqishme të industrisë së muzikës.

Gjatë këtij viti, reperja e famshme i ka publikuar katër këngë, “Pressurelicious”, “Plan B”, “Flamin’ Hottie” dhe “Sweetest Pie”, që ishte një bashkëpunim me këngëtaren me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa.

Stallion e ka konfirmoi lajmin se me 24 gusht do të interpretojë në sallën koncertale, “Brixton Academy”, në Londër, pak para se të performojë në festivalet “Reading” dhe “Leeds”.