Showbiz

John Legend flet për abortin: Qeveria nuk duhet të përfshihet

Descriptive Text

John Legend ka folur për të drejtën mbi abortin, duke thënë se qeveria nuk duhet të përfshihet në këtë çështje “personale”.

Në veçanti, tha këngëtari, është “fyese” dhe “e pështirë” për njerëzit që kalojnë nëpër dështime të shtatzënive të kalojnë edhe nëpër rrezikun e hetimit për shkak të abortit.

Dy vjet më parë bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen, humbi foshnjën sa ishte 20 javë shtatzënë, shkroi të shtunën BBC. 

Komentet e tij erdhën pasi miliona gra në SHBA përballen me humbjen e të drejtave kushtetuese për abort.

Legend tha se vendimi për shtatzëninë duhet të bëhet nga nëna dhe mjeku i saj, bashkë me familjarë nëse ajo dëshiron.

Ai tha se ishte i tmerruar kur mendonte nëse forcat e rendit do të përfshiheshin në rastin kur humbën foshnjën në javën e 20-të të shtatzënisë, pas gjithë traumës, dhimbjes dhe lotëve që kishin derdhur.

“Përfshirja e qeverisë në atë bisedë në çfarëdo mënyrë është shumë ofenduese për mua. Është e pështirë. Është e keqe. As nuk duhet të jetë diskutim. Qeveria nuk duhet të përfshihet”, tha Legend.