Showbiz

Britney Spearsi e ofenduar nga kisha katolike që s’e la të martohej aty

Britney Spears ka kritikuar një kishë katolike pse nuk e ka lejuar të martohej aty me Sam Asgharin pasi nuk ishte praktikuese e fesë.

“Ky është vendi ku doja të martohesha gjatë COVID-9!!!” shkroi këngëtarja bashkangjitur me një fotografi në Instagram, duke e treguar kishën nga brenda, raportoi TheVerge. 

“Doja të shkoja çdo të diel... është e bukur dhe ata thanë se përkohësisht ishte e mbyllur për shkak të COVID-it”, shkroi më tej. “Pas dy vjetësh kur doja të martohesha aty, ata më thanë se unë duhet të isha katolike dhe të shkoja përmes një testi”.

Spears, e cila është rritur baptiste, i kërkoi 41.8 milionë ndjekësve të saj në rrjetin social nëse “kisha supozohej të ishte e hapur për të gjithë”.

Ajo nuk e bëri publik emrin e kishës ku donte të martohej.

Por, ylli i pop-muzikës u vërshua nga komentet, me disa që sqaronin situatën e disa që e mbronin kishën, duke thënë se kishat katolike kërkojnë që të paktën njëri partner të jetë praktikues i fesë në mënyrë që të martohen.

Spears dhe Asghari u martuan në oborrin e shtëpisë së saj në Kalifornia në qershor.