Supermodelistja 48-vjeçare dha dëshmi shkurtimisht në gjyqin për shpifje të ish-partnerit të saj kundër ish-gruas Amber Heard, në maj dhe ajo këmbënguli se ishte e rëndësishme që ajo foli për të mohuar pretendimet se aktori i “Pirates of the Caribbean” e kishte shtyrë atë nga shkallët kur ishin me pushime në Xhamajka.
“Unë e di të vërtetën për Johnnyn. E di që ai kurrë nuk më ka rrëzuar nga shkallët. Më duhej ta thosha këtë të vërtetë”, ka theksuar ajo në një intervistë.
Kate gjithashtu mbrojti John Gallianonin, të cilit iu dha gjobë e pezulluar prej 5 mijë £ në 2011 për abuzim racor në një bar në Paris, duke këmbëngulur se stilisti “nuk është person i keq”, por po luftonte me varësinë alkoolin në atë kohë.
“Besoj në të vërtetën dhe besoj në drejtësi”, është shprehur ajo.
“E di që John Galliano nuk është person i keq - ai kishte probleme me alkoolin dhe njerëzit përmirësohen.
Kate më vonë u shfaq në seancë me lidhje video.
Kur u pyet në gjykatë nga Benjamin Chew, anëtar i ekipit ligjor të yllit të “Edward Scissorhands”, nëse aktori 58-vjeçar i Holliwoodit e kishte shtyrë ndonjëherë nga shkallët ndërsa ata ishin në pushime, ajo u përgjigj: “Jo, ai kurrë nuk më ka shtyrë e as nuk më ka sulmuar”.
Ajo i tregoi gjykatës se si gjatë pushimeve të tyre, i dashuri i saj i atëhershëm ishte marrë edhe me kujdesin mjekësor të saj pasi ajo ishte rrëzuar nga shkallët.
“Po dilnim nga dhoma kur Johnny u largua para meje. Kishte stuhi shiu e derisa po zbrisja shkallët duke dalë nga dhoma, rrëshqita dhe u rrëzova poshtë shkallëve”.
“Lëndova shpinën dhe bërtita shumë se nuk e dija ç ‘ndodhi që kisha dhimbje aq të tmerrshme në shpinë”.
“Ai u kthye shpejt për të më ndihmuar, më çoi në dhomë dhe u kujdes për mua”.
Kate, e cila dha dëshmi në më pak se pesë minuta, nuk u mor në pyetje nga ekipi i Heardit.