Showbiz

Rita Ora mban koncert në Tiranë

Ylli botëror i muzikës, Rita Ora, do të kthehet sërish në Tiranë. Ajo pritet të mbajë koncert më 6 shtator në kryeqendrën e Shqipërisë, ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.

Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022. Titulli jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

Kjo do të jetë hera e tretë që Rita Ora ngjitet në një skenë në Shqipëri. Ajo ka performuar edhe më 2012 në Tiranë për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe më 2018.

Image