Showbiz

Filmi i ardhshëm për Marilyn Monroe pritet të shkaktojë polemika

Aktori i njohur amerikan, Adrien Brody, thotë se parashikon që filmi i ri biografik për ikonën Marilyn Monroe, i cili vjen i realizuar nga platforma digjitale Netflix, do të shkaktojë polemika në publik me t’u lansuar në fund të vitit.

Me regji të Andrew Dominikut dhe i bazuar në romanin e autores, Joyce Carol Oates, filmi i ardhshëm i titulluar “Blonde” përshkruhet si një tregim i cili e ri-imagjinon ikonën e Hollywoodit, dhe i përzien ngjarjet e bazuara mbi fakte me ato të trilluara.

Duke folur për portalin “Deadline”, Brody, i cili e në këtë projekt e portretizon bashkëshortin e Monroes, Arthur Miller, bëri shaka duke thënë do të ketë polemika të shumta rreth filmit biografik së trilluar.

Krahas yllit latin, Ana de Armas, e cila e portretizon kryepersonazhin Marilyn Monroe, në film po ashtu luajnë aktorët, Bobby Cannavale, Julianne Nicholson, Xavier Samuel dhe Evan Williams.

“Blonde” publikohet në Netflix më 3 shtator të këtij viti.