Showbiz

Rooker, pjesë e filmit “Road Rage”

Michael Rooker do të ribashkohet me regjisorin John McNaughton në filmin e ri "Road Rage".

Aktori, 67-vjeçar, do të ribashkohet me regjisorin John McNaughton, me të cilin ai ka punuar në filmin e vitit 1986, “Henry: Portrait of a Serial Killer”, në filmin e ri, i cili synohet të jetë i pari në një seri.

Filmi është në vrazhdën e 'Dexter' dhe filmave hakmarrës të viteve 1970 dhe përqendrohet në një vrasës serial, që vret vetëm ata që meritojnë të vdesin, duke paraqitur një hero modern, që është një djalë i keq, i kthyer në të mirë, duke mbrojtur të pafajshmit dhe duke dënuar fajtorët.

Tim Perelli është duke prodhuar filmin vigjilent përmes banerit të tij të prodhimit, të Process Medias.

McNaughton tha: "Do të doja të punoja përsëri me Michael Rooker, që nga "Henry: Portrait of a Serial Killer", por nuk e patëm kurrë mundësinë. Më në fund, shkrova një histori që e dërgoi zhanrin, në një drejtim krejtësisht të ri.

"Michael Rooker, në rolin e Stony; ai drejton një kamion... dhe vret njerëz. Stony është vrasësi serial i fundit... me një kthesë dhe ai po shkon në shtëpi, tani pas njëzet vjetësh për të zgjidhur një çështje nga e kaluara".

Perell shtoi: "Me 'Road Rage', John McNaughton dhe Michael Rooker synojnë edhe njëherë të krijojnë një film transgresiv dhe tronditës, që do të ekzistojë në skajin e artit dhe zhanrit.

"Ashtu si "Henry" ishte përpara kohës së tij, ashtu "Road Rage" do të jetë përpara kësaj kohe; një reflektim shqetësues dhe emocionues i kulturës bashkëkohore amerikane".

Rookeri e filloi karrierën e tij në ekran në "Henry: Portrait of a Serial Killer" dhe ka vazhduar të luajë në ekskluzivitetin e filmit "Guardians of the Galaxy" dhe në serialin hit televiziv "The Walking Dead".