Showbiz

Clarkson, me vështirësi në punë shkaku i shkurorëzimit

Kelly Clarkson pranon se ka qenë “e vështire” të punojë në këngën e saj të re, që nga shkurorëzimi i saj.

Ndarja martesore e krijueses së hitit 'Because of You', nga Brandon Blackstock, nga i cili ajo kërkoi për herë të parë divorcin në qershor të vitit 2020, pas shtatë vjetësh martesë, ka ndikuar në zgjedhjet e këngëve të Kellyt, pasi ajo dëshiron të publikojë vetëm materiale me të cilat është "rehat".

Nëna e dy fëmijëve, Riverit, tetëvjeçar, dhe Remingtonit, gjashtëvjeçar, me ish-bashkëshortin e saj, pranoi gjithashtu se "nuk është e lehtë me fëmijët".

Megjithatë, sapo të zbulojë atë, që është e lumtur e ta ndajë me botën, ajo do ta

publikojë sa më shpejt që të jetë e mundur, projektin e saj të ardhshëm.

Duke folur në 'The Chart Show With Brooke Reese', Kelly tha: "Të gjithë e dinë divorcin e madh që kalova dhe kanë qenë dy vjet dhe jo lehtë me fëmijët.

“Unë jam thjesht duke lundruar në atë që jam rehat të publikoj. Pra, është thjesht një gjë e vështirë për të lundruar”.

Kelly njihet për tekstet e saj thellësisht personale, e kjo është arsyeja që ajo është treguar kaq e kujdesshme.

Albumi i fundit në studio i yllit 40 vjeçar ishte LP i Krishtlindjeve, i vitit 2021, "When Christmas Comes Around..."

Megjithatë, disku i saj i fundit, jofestiv, ishte 'Meaning of Life' i vitit 2017.

Ndërkohë, prezantuesja e 'Kelly Clarkson Show' kohëve të fundit pranoi se kishte frikë se dadoja e saj do të largohej, gjatë mësimit në distancë të COVID-19.

Krijuesja e hitit "Since U Been Gone" mësoi se sa e vështirë është të edukosh fëmijët gjatë pandemisë, pasi ajo kishte për detyrë të shkollonte në shtëpi fëmijët e saj, vetëm me dado për ndihmë me mësimet, gjatë fillimit të përhapjes së virusit.

Ylli i popit tha: "Unë thashë: "I dashur Zot, shpresoj që dadoja ime të mos heqë dorë".

Kelly shpreson se "ne nuk duhet të bëjmë më" mësim në distancë, sepse fëmijët e saj ekstrovertë nuk donin të bashkëpunonin, pa asnjë shoqëri të moshës së tyre.

Ajo tha: “Shpresoj që të mos duhet ta bëjmë më kurrë, sepse fëmijët e mi janë shumë kreativë, miqësorë dhe socialë dhe nuk donin të ishin në shtëpi me një të rritur.

Pjesëmarrësja e “The American Idol” e cilësoi atë "një përvojë që të hapë sytë".