J.Balvin është këngëtari i radhës i paralajmëruar nga organizatorët e “Sunny Hill Festival”, që do të performojë në Kosovë në kuadër të festivalit.
Këngëtari i famshëm kolumbian është njëri prej këngëtarëve më të kërkuar aktualisht në botë.
“A jeni gati për një festë ikonike me J.Balvin. Superylli global bashkohet me titullarët tanë me hitet e tij, fituese të çmimeve, me të cilat jemi gati të kërcejmë gjithë natën”, thuhet në njoftimin e Sunny Hill Festival të mërkurën.
J Balvin është i njohur për hitet “Mi Gente” në bashkëpunim me Willy William dhe “Ay Vamos”.
Gjatë katër ditëve sa do të zhvillohet festivali, më 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë, krahas J.Balvin do të performojnë edhe emra të tjerë të famshëm si: DJ Regard, DJ Diplo, Skepta, Ay Tracey etj.
Në mesin e performancave do të jenë edhe ato të disa prej këngëtarëve më të kërkuar në trojet shqiptare si: Yll Limani, Kida, Elvana Gjata, Cozman, Ledri Vula etj.
ARE YOU READY FOR AN ICONIC @JBALVIN PARTY?? ?⚡️ The global superstar joins our headliners with his award winning hits that we’re ready to dance the night away to!! ?
Posted by Sunny Hill Festival on Wednesday, June 29, 2022