Muzikanti i njohur amerikan, Travis Barker, është hospitalizuar në Los Angeles.
Lajmin e bëri të ditur uebfaqja për të famshëm “TMZ”.
Sipas tyre, Barker i shoqëruar nga gruaja e tij, Kourtney Kardashian, është shtruar në spitalin “West Hills Hospital” në mëngjesin e së martës (28 qershor).
{gallery}
Më vonë, bateristi i rok bendit “Blink-182” u transferua me autoambulancë në spitalin, “Cedars-Sinai Medical Center”. Ende nuk dihet shkaktari i hospitalizimit të Barkerit, apo gjendja e tij aktuale shëndetësore.
Disa orë para se të bëhej i ditur lajmi, Barker e postoi një mesazh në Twitter ku shkruhej: “Zot më shpëto”.
God save me
— Travis Barker (@travisbarker) June 28, 2022
Nuk është e qartë nëse mesazhi i referohej arsyes për të cilën përfundoi në spital, pasi “Zot më shpëto” titullohet kënga e re e rokerit të cilën e ka realizuar me këngëtarin, Machine Gun Kelly.
Portali “NME” i ka kontaktuar zëdhënësit e muzikantit të famshëm dhe yllit televiziv, por ata nuk kanë pranuar të deklarohen rreth asaj se çfarë ka ndodhur.
Ky problem i fundit shëndetësor i Travis Barkerit, vjen disa muaj pasi ai dhe Kourtney Kardashian e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, me një ceremoni romantike në Portofino të Italisë në shoqërinë e miqve të ngushtë dhe familjarëve.