Showbiz

Selena Gomez shkëlqen në premierën e serialit “Only Murders in the Building”

Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez, e rrëmbeu gjithë vëmendjen në premierën e sezonit të dytë të serialit, “Only Murders In The Building”.

Ylli 29-vjeçar parakaloi mbi qilimin e kuq të shtruar në Los Angeles. Ajo shkëlqente nga glamuri teksa pozonte para gazetarëve, e veshur me një fustan vezullues dhe seksi të disenjatorit, Michael Kors, raportoi të martën portali “Mail Online”.

Në këtë ngjarje, Gomez shoqërohej nga dy protagonistët tjerë të serialit, aktorët ikonik Steve Martin dhe Martin Short. Ata e treguan edhe një herë kiminë e mirë që e kanë mes vete, e cila reflekton si në ekran, ashtu edhe prapa kamerave.

{gallery}

“Only Murders in the Building” e rrëfen historinë e tre fqinjëve të cilën nuk e njohin njëri-tjetrin, por e ndajnë dashurinë dhe obsesionin për krimin. Rastësisht ata e gjejnë veten të përfshirë në një situatë të tillë. Kur një vdekje misterioze ndodhë në ndërtesën e tyre të banimit, këto tri personazhe dyshojnë se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, dhe vendosin ta shfrytëzojnë njohurinë e tyre për krimin, që ta zbulojnë të vërtetën rreth asaj që ka ndodhur. Por gjërat marrin kahe tjetër kur jeta e tyre vihet në rrezik, dhe këta tre persona kureshtarë e kuptojnë se një vrasës jeton në ndërtesën e tyre.

Derisa sezoni i parë i shout u mirëprit nga publiku me t’u shfaqur në platformën digjitale Hulu, sezoni i tij i dytë premton të jetë edhe më spektakolare, me përfshirjen e disa aktorëve yje si, Amy Schumer dhe Cara Delevingne, Shirley MacLaine, Zoe Colletti dhe Michael Rapaport. Por personi kryesor që i shtohet kastës së aktorëve është, komediania Tina Fey.

Sezoni i dytë i serialit “Only Murders in the Building” e shënon premierën në Hulu të martën më 28 qershor.