Showbiz

Billie Joe Armstrong thotë se po heq dorë nga nënshtetësia amerikane

Vokalitsti i grupit të njohur “Green Day”, Billie Joe Armstrong, ka deklaruar së do të heqë dorë nga nënshtetësia amerikane dhe do të zhvendoset në Britani të Madhe, për shkak se është shumë i mërzitur me vendimin e Gjykatës së Lartë për ta rrëzuar të drejtën kushtetuese gati 50-vjeçare që ua lejon grave që t’i japin fund shtatzënive të padëshiruara.

Këngëtari i shout “American Idiot” i bëri këto komente para turmës së mbledhur në koncertin e grupit në Londër, raporton CNN-i.

“Po heq dorë nga nënshtetësia amerikane dhe do të vijë të jetojë këtu. Thjeshtë, ekzistojnë shumë budallallëqe në botë për t’u kthyer në atë shtet të mjerueshëm që nuk i mbron gratë. Nuk po bëjë shaka. Në ditët në vazhdim do të më shihni goxha shpesh”, deklaroi këngëtari.

50-vjeçari Billie Joe Armstrong ka shërbyer si vokalist i bendit “Green Day”, nga viti 1987. Ai është njëri nga artistët e shumtë liberalë që publikisht e kanë shprehur zemërimin për vendimin e Gjykatës së Lartë për ndryshimin e ligjit për abort. Ky vendimi efektivisht i dha fund njohjes së një të drejte kushtetuese për abortin, si dhe ua dha shteteve individuale fuqinë për ta lejuar, kufizuar ose ndaluar krejtësisht kryerjen e abortit.

Kjo nuk është hera e parë që Armstrong e ka shprehur mospëlqimin e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2004, bendi “Green Day” e publikoi këngën “American Idiot”, e cila i shante mediat në këtë shtet. Po ashtu, këngëtari disa herë ka folur kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin edhe e krahasoi me diktatorin, Adolf Hitler.

Reagimet e yjeve të showbizit ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë kanë qenë të shumta. Ata po e konsiderojnë këtë veprim si luftë e hapur kundër grave. Në mesin e atyre që kanë folur publikisht për këtë çështje janë: Taylor Swift, Dua Lipa, Pink, Madonna, Viola Davis, Elizabeth Banks, Seth MacFarlane dhe të tjerë.