Showbiz

Hailey Bieber paditet për shfrytëzimin e emrit “Rhode” për brendin e saj

Hailey Bieber dhe brendi i saj, janë në telashe me ligjin.

Modelja e njohur amerikane e cila më 15 qershor e lansoi linjën e produkteve të bukurisë, “Rhode”, është paditur për shkelje të markës tregtare nga një kompani 8-vjeçare e modës me të njëjtin emër. Lajmin e bëri të ditur ueb faqja për të famshëm “TMZ”.

Në një prononcim për portalin “Page Six”, ekipi ligjor i kompanisë së modës “Rhode” deklaron se në vitin 2018, Bieber u përpoq ta merrte emrin e brendit nga dy disenjatoret, Purna Khatau dhe Phoebe Vickers. Edhe pse ato e kishin refuzuar ofertën e modeles, Bieber thuhet se vazhdoi me lansimin e markës së saj “Rhode” gjithsesi.

“Ajo e bëri këtë pavarësisht se dinte për ekzistencën e kompanisë së disenjatorëve, Khatau dhe Vickers, dhe të drejtat e shfrytëzimit të këtij emri. E gjithë kjo situatë është fatkeqe. Natyrisht, ne e kuptojmë që Hailey dëshiron ta përdorë emrin e saj të mesëm për markën e saj të produkteve, por ligji është i qartë për këtë. Nuk mund të krijohet ky lloj konfuzioni i markës, vetëm pse ajo dëshiron ta përdorë emrin e saj. Ajo që po bën zonja Bieber është dëmtimi i një biznesi në bashkëpronësi të pakicës, të cilin dy gra e kanë ndërtuar me shumë kujdes dhe e kanë shndërruar në një markë globale”.

Ndërkaq në një bashkëthemelueset e kompanisë së modës “Rhode”, në një deklaratë për media kanë thënë se janë detyruar të ngrehin padi kundër modeles së famshme, në mënyrë që ta mbronin biznesin e tyre. Khatau dhe Vickers po i kërkojnë gjykatës që të bllokojë Bieberin nga përdorimi i emrit “Rhode”, për ta shmangur çdo konfuzion midis markave të tyre.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RHODE (@shoprhode)

 

E themeluar në vitin 2014, kompania e modës “Rhode” prodhon fustane shumëngjyrëshe për gra, dhe është e preferuar nga personalitete të famshme si, Mindy Kaling dhe Kelly Clarkson.

Në vitin 2019 dhe 2020 teksa e planifikonte një depërtim në botën e bukurisë, Hailey provoi të sigurojë patentë për emrin “Bieber Beauty”, të cilën më pas do ta përdorte për themelimin e bendit të saj, por aplikimi iu refuzua përfundimisht për shkak të konfuzionit të mundshëm me bizneset e mëparshme të regjistruara nga bashkëshorti i saj, Justin Bieber.

{gallery}