Showbiz

Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual

Foto: AP/Associated Press
 

Komediani 84-vjeçar, Bill Cosby, i cili në të kaluarën ishte i burgosur dhe është akuzuar për sulm seksual nga 60 gra të ndryshme, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj Judy Huthit, ngjarje kjo që kishte ndodhur në vitin 1975 në shtëpinë Playboy.

Sipas dokumenteve ligjore, aktori i famshëm besohet se e kishte detyruar Huthin, e cila atëkohë ishte vetëm 16-vjeçare, që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Kjo e fundit e ka përshkruar këtë incident si një prej përvojave më të rënda të jetës së saj, që e ka bërë të ndihet e zemëruar, e mashtruar dhe si budallaqe.