Showbiz

Tom Hardy e konfirmon se filmi “Venom 3” ka filluar të shkruhet

Foto: AP/Associated Press
 

Aktori i njohur hollywoodian, Tom Hardy, e ka konfirmuar lajmin se tashmë ka filluar të shkruhet skenari i filmit të tretë “Venom”.

Protagonisti i projektit shumë të suksesshëm në arkat filmike do ta përsërit rolin e Eddie Brock-ut, ndryshe i njohur edhe si Venom, dhe kësaj radhe do të kontribuojë edhe në tregimin e filmit krahas skenaristes, Kelly Marcel, raporton portali “NME”.