Showbiz

Paul Walker do të nderohet me yll në bulevardin e Hollywoodit

Foto: AP/Associated Press
 

Aktori i ndjerë, Paul Walker, do të nderohet me yll në bulevardin e famës në Hollywood, dhjetë vjet pas vdekjes së tij.

Ylli i filmave “Fast & Furious”, i cili vdiq në një aksident me veturë në vitin 2013, do të jetë një ndër tre personat që pritet të nderohen me yll në Hollywood postmortum, krahas aktores të nominuar për “Oscar”, Juanita Moore dhe këngëtares Jenni Rivera.