Showbiz

Premiera botërore e filmit “Jurassic Word: Dominion” në Los Angeles

 

Kasta e aktorëve të filmit “Jurassic Word: Dominion” u bë bashkë për ta shënuar premierën botërore të këtij vazhdimi të gjashtë në Los Angeles.

Yjet e tre filmave të fundit “Jurassic World”, Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard, thanë se fakti që aktorët veteran, Laura Dern, Jeff Goldblum dhe Sam Neill, iu bashkuan atyre në projektin e ri kinematografik, ishte një eksperiencë e veçantë dhe e paharruar për ta.