Showbiz

“BTS” solli mesazh të fuqishëm gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë

Foto: AP/Associated Press
 

Grupi i njohur nga Korea Jugore e solli një mesazh të fuqishëm për dhunën kundër aziatikëve, gjatë një konference të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, raportoi portali “Billboard”.

Të mratën (31 maj), shtatë anëtarët e bendit të popullarizuar të muzikës K-Pop iu bashkuan në një konferencë sekretares për media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, për ta ndarë një dëshmi të sinqertë kundër rritjes shkatërruese të krimeve të urrejtjes ndaj komunitetit aziatik në Shtetet e Bashkuara.