Showbiz

Majk dhe Gjiko publikojnë “Kce kce”

Bashkëpunimet mes artistëve shqiptarë kanë filluar për të sjellë hite edhe për këtë verë.

Majk dhe Gjiko janë të fundmit që kanë sjellë projekt të përbashkët muzikor, me këngën të cilën e kanë publikuar të mërkurën, me titullin “Kce kce”.

Kënga, e cila është publikuar edhe me videoklip pritet të shndërrohet në hit, për shkak të ritmit veror dhe klipit plot ngjyra.

Ky është bashkëpunimi i parë mes dy reperëve të famshëm kosovarë.

Majk dhe Gjiko janë të njohur për bashkëpunime të shumta si me artiste femra, ashtu edhe meshkuj.