Showbiz

I fejuari i Britney Spearsit u thotë fansave se do ta zgjerojnë familjen së shpejti

I fejuari i Britney Spearsit, Sam Asghari, thotë se çifti është duke i marrë gjërat me pozitivitet dhe po provon të ecë tutje me jetën, pas humbjes tragjike të fëmijës në javët e para të shtatzënisë.

Fundjavën e kaluar, çifti i fejuar e bëri publik lajmin se e ka humbur ‘foshnjën mrekulli’ në fillimet e shtatzënisë dhe tani, Sam i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i falënderuar fansat për mbështetjen që ua kanë dhënë në këtë periudhë të vështirë, si dhe i siguroi ata se ai dhe Britney do ta zgjerojnë familjen e tyre shumë shpejtë.

“E kemi ndier përkrahjen tuaj. Ne kemi vendosur t’i marrim gjërat me pozitivitet dhe të fokusohemi tutje në të ardhmen tonë. Është e vështirë por nuk jemi të vetëm. Faleminderit që e keni respektuar privatësinë tonë. Në do ta zgjerojmë shumë shpejtë familjen tonë”, shkruhej në mesazhin e Asgharit.

Ylli i hitit “Toxic”, Spears, që i ka dy djemtë Sean Preston dhe Jayden me ish-bashkëshortin, Kevin Federline, e zbuloi lajmin se është në pritje të fëmijës së tretë në prill të këtij viti. Atëkohë këngëtarja 40-vjeçare i informoi fansat se do t’i rrallojë paraqitjet publike, pasi nuk dëshiron që paparacët të fitojnë para nga fotografitë e saj, siç kanë vepruar në të kaluarën.

{gallery}