Showbiz

Zelensky zotohet se “Eurovisioni” do të mbahet në Mariupol

Eurovision, Ukraina, Volodymyr Zelensky, Mariupol
Foto ilustrim / AP
 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të jetë nikoqir i “Eurovisionit” të vitit të ardhshëm pas fitores së vendit të tij në Turin të Italisë.

Zelensky ka thënë se “Eurovisionin” do ta organizojë në Mariupol, qyteti që vazhdon të ketë sulmet më të rënda nga forcat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.