Kendrick Lamar ka publikuar coverin e albumit të tij të shumëpritur, "Mr. Morale and the Big Steppers", i cili është planifikuar të dalë në treg të premten.
Lamar ndau një foto duke mbajtur një fëmijë të vogël. Një grua që duket të jetë e fejuara e tij Whitney Alford, shihet gjithashtu në imazh, duke mbajtur në dorë një foshnjë.
"Mr. Morale & The Big Steppers. E xhiruar nga @renellaice”, ka shkruar Lamar krahas fotos në Instagram. Ai nuk konfirmoi nëse imazhi ishte i familjes së tij.
Muajin e kaluar, Lamar promovoi albumin e ri në rrjetet sociale, duke postuar një dokument të postuar në uebsajtin e tij "oklama", përmes të cilit ka zbuluar se albumi do të publikohej të premten.
Albumi i tij i pestë do të jetë publikimi i tij i fundit në Top Dawg Entertainment.
Lamar së fundmi publikoi këngën e tij të parë të re në pesë vjet, "The Heart Part 5", së bashku me një video të tij duke përdorur teknologjinë për të ndryshuar pamjen e tij për t'u dukur si OJ Simpson, Will Smith, Jussie Smollett, Kanye West, Kobe Bryant dhe Nipsey Hussle.