Showbiz

“Doctor Strange 2” shënon hapje shumë të suksesshme nëpër kinema

Sezoni veror i filmit ka filluar mirë falë projektit me buxhet të lartë, “Doctor Strange and the Multiverse of Madness”.

Filmi me superheronj i arkëtoi 185 milionë dollarë nga shitja e biletave, në javën e parë të shfaqjes nëpër kinematë e Amerikës dhe Kanadasë, raporton agjencia e lajmeve “AP”.

Jo vetëm që fitoi dyfish më shumë në javën e hapjes, krahasuar me filmin e parë “Doctor Strange” i cili i fitoi 85 milionë dollarë në vitin 2016, por gjithashtu e shënon debutimin më të mirë të vitit, duke e mundur projektin “The Batman” i cili i arkëtoi 134 milionë dollarë në tri ditët e para të shfaqjes.

“Doctor Strange and the Multiverse of Madness” gjithashtu bëhet filmi i dytë me debutimin më të suksesshëm në kohë të pandemisë, duke u pozicionuar prapa hitit të kinematografisë, “Spider-Man: Far From Home”, i cili e gëzon këtë titull falë 260.1 milionë dollarëve të arkëtuara.

Në tregun ndërkombëtarë, filmi është duke shënuar edhe më shumë sukses me arkëtimin e 265 milionë dollarëve nga lansimi nëpër kinema të mërkurën më 4 maj.

Në total, “Doctor Strange 2” tashmë i ka fituar 450 milionë dollarë nga shitja e biletave.