Showbiz

Adele poston fotografi me të dashurin

Adele dhe Rich Paul duket të jenë shumë të dashuruar.

Këngëtarja e hitit “Easy on Me” ka postuar të mërkurën fotografi bashkë me të dashurin duke treguar se janë çift shumë i lezetshëm.

“Koha fluturon”, ka shkruar ajo, shkruan The People.

Në fotografinë e parë, Adele 34 vjeç dhe Paul, 40 vjeç, mbajnë në duar një palë çelësa derisa qëndrojnë para një shtëpie të madhe, dhe një tjetër që ajo qesh bas banakut të një restoranti McDonald’s derisa Paul shikon nga ana tjetër e regjistrit.

Fotot e tjera shfaqin çiftin e lumtur të veshur me bluza të njëjta në turmë në një lojë softballi dhe një tjetër duke ndarë një puthje në një dhomë hoteli.