Showbiz

Dua Lipa zbulon detaje për albumin e radhës

Dua Lipa thotë flet për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin e saj mendor

Dua Lipa ka dhënë detaje për albumin e saj të ardhëm, duke thënë se do të jetë “për të kuptuarit se çfarë dëshiron”, shkroi NME të mërkurën.

Ajo në mars zbuloi se 50% e albumit kishte përfunduar.

Në një intervistë për Vogue, Lipa foli për inspirimin dhe idetë prapa albumit të tretë.

“Jam rritur. Në përgjithësi, sa i përket zërit apo çështjeve të ndryshme, jam rritur”, ka thënë ajo.

“Sikur po marr fuqi dhe nuk kam frikë të flasë për gjërat. Është për të kuptuarit e asaj që dua”, shtoi ajo.

Në janar, Lipa pati thënë se albumi nuk ishte gati dhe se nuk ishte në nxitim për të, por se kishte regjistruar shumicën e tij.

“Ka një vizion. Ka një emër. Thjesht ka qenë kënaqësi eksperimentimi. Gjithnjë do të bëj muzikë pop, por ka zërin e tij unik”, pati thënë ajo.