Showbiz

Ukraina shihet si favorite pas kualifikimit në finale të Eurovizionit

Orkestra Kalush e Ukrainës ka kaluar në finalen e Eurovision Song Contest, duke forcuar pozicionin e saj si favorit për të fituar konkursin.

Grupi folk-rap u ngrit në këmbë, duke valëvitur flamurin e Ukrainës teksa u njoftua se ishin kualifikuar nga gjysmëfinalja e parë në Torino.

Më herët ata kanë dhënë një performancë energjike të këngës së tyre Stefania.

“Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës”, tha anëtari themelues Oleh Psiuk pasi ata përfunduan performancën e tyre, shkruan BBC.

Publiku në Pala Alpitour u përgjigj me një përzierje gëzimi dhe emocioni. Duartrokitjet shurdhuese u shoqëruan me lot të sinqertë.

Mbështetja për grupin është rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt.

Duke folur për BBC para gjysmëfinales, Psiuk tha se një fitore do të dërgonte një mesazh mbështetjeje për qytetarët e rrethuar të vendit dhe rreth 12 milionë njerëz që kanë ikur nga vendi.

“Për vendin tonë është kaq e rëndësishme të kemi fitore në të gjitha mënyrat”, tha ai. "Pra, nëse fitojmë, do të jetë një mundësi tjetër për t'i treguar Ukrainës botës, për t'i kujtuar njerëzve Ukrainën dhe për të rritur moralin në të gjithë vendin."

Vendet e tjera, udhëtimi i të cilëve përfundoi të martën ishin Shqipëria, Sllovenia, Bullgaria, Kroacia dhe Danimarka.