“On The Count of Three” është komedia e re e errët, që vjen e realizuar nga regjisori Jerrod Carmichael.
Ajo e sjell historinë e dy shokëve të ngushtë, Val dhe Kevin, të cilët vuajnë nga depresioni kronik dhe bëjnë marrëveshje që me të përfunduar dita, ta vrasin njëri-tjetrin. Por, duke qenë se e kalojnë ditën e fundit të jetës së bashku duke i rregulluar disa gjëra të papërfunduara, plani i tyre del jashtë kontrolli.
Në film luajnë aktorët Christopher Abbott, Jerrod Carmichael , Tiffany Haddish, Henry Winkler, J.B. Smoove, Lavell Crawford dhe Jared Abrahamson.
“On The Count of Three” lansohet nëpër kinema dhe në platformat digjitale më datë 13 të këtij muaji.