Showbiz

Selena Gomez do të debutojë si prezantuese e shout “SNL”

Descriptive Text

Ylli hollywoodian, Selena Gomez, po ndihet e lumtur dhe falënderuese teksa po bëhet gati për ta shënuar debutimin si prezantuese e shout humoristik, “Saturday Night Live”.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja dhe aktorja 29-vjeçare u shpreh e nderuar për rolin e ri si prezantuese e emisionit shumë të shikuar në Amerikë, në episodin e 14 majit.

“Mami... Më duket se ia dola. Shumë falënderuese dhe e emocionuar. Shihemi më 14 maj”, shkruhej në postimin e Gomezit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Në episodin e radhës së emisionit, i cili transmetohet ‘live’ çdo të shtunë, mysafir muzikor do të jetë reperi Post Malone, raportoi të hënën portali “Mail Online”.

Në lajme të tjera, Selena dhe fondacioni i saj “Rare Beauty’s Rare Impact Fund” i kanë bashkuar forcat me kompaninë, “MTV Entertainment”, për lansimin e forumit të parë për shëndetin mendor, “Mental Health Youth Action Forum”. Për këtë organizim, ylli i showbizit e ka fituar përkrahjen edhe të presidentit amerikan, Joe Biden, dhe zv.presidentes, Kamala Harris.

“Mental Health Youth Action Forum” do të mbahet më 18 maj në Washington DC. Gomez do t’i bashkohet 30 aktivistëve të rinj të shëndetit mendor në këtë forum, derisa fondacioni i saj “Rare Impact Fund” shpreson t’i mbledhë më shumë se 100 milionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.