Showbiz

Ronela Hajati befason me veshjen në një konferencë për media pak para “Eurovisionit”

Ronela Hajati është paraqitur me veshje unike në një konferencë për shtyp që është mbajtur të mërkurën në Torino të Italisë, ku po zhvillohen edhe provat e para për Eurovisionin e këtij viti.

Hajati është shfaqur me fustan të bardhë, i cili i mbulonte pothuajse tërësisht trupin, derisa në kokë mbante një kapelë të gjatë.

Këngëtarja e cila do të përfaqësojë Shqipërinë sivjet në garën evropiane të muzikës, ka treguar se për veshjen e saj është përkujdesur stilisti, Niko Komani.

“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni”, ka thënë Hajati e cila gjatë konferencës ka prezantuar edhe ekipin e saj me emra të njohur të kulturës shqiptare si Klaudia Pepa, Niko Komani, Ardit Çuni etj.

Eurovisioni këtë vit do të nisë më 10 maj, derisa nata finale do të zhvillohet më 14 maj.

Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret”.