Prezantuesi i emisionit “Jimmy Kimmel Live”, e bëri të ditur lajmin se është infektuar me koronavirus, pavarësisht se i ka marrë të gjitha vaksinat.
Ai madje e shpjegoi se ku e ka marrë virusin.
“Vajza jonë na e solli Covidin në shtëpi, ani pse i kemi kërkuar të mos e bëjë këtë. Të gjithë po ndihemi mirë, unë jam i vaksinuar por fatkeqësisht më duhet ta anuloj shoun”.
Our daughter brought us covid (even though we specifically asked her not to) All feeling fine, I am double vaxxed and boosted but the show must not go on. Apologies to @TomCruise & @iliza and thanks to Mike Birbiglia @birbigs who'll be filling in for me starting tomorrow night
— Jimmy Kimmel (@jimmykimmel) May 2, 2022
Tutje, Kimmel i kërkoi falje aktorit Tom Cruise dhe komedianes, Iliza Shlesinger, të cilët ishin të ftuar në emisionin e së hënës. Po ashtu bëri të ditur se në ditët në vazhdim do të jetë aktori dhe regjisori, Mike Birbiglia, ai i cili do ta zëvendësojë në prezantimin e shout.
Jimmy Kimmel është prezantuesi i dytë i emisioneve të natës në Amerikë, që është prekur nga COVID-19 në këto javët e fundit.
Prezantuesi i “The Late Show”, Stephen Colbert, të hënë (2 maj) u rikthye në transmetim pas betejës së tij me koronavirusin. Ai i shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i uruar mikut dhe kolegut të tij, shërim të lehtët dhe të shpejtë.