Showbiz

Maluma dhe Madonna ribashkohen në skenë

Descriptive Text

Këngëtari kolumbian, Maluma, e solli një mysafire speciale në skenë gjatë koncertit të fundit në vendlindjen e tij, Medellín.

Ai i befasoi fansat kur e ftoi mbretëreshën e muzikës pop Madonna, për t’i interpretuar dy këngë bashkë me të, raportoi të hënën portali “NME”.

Performanca zuri vend të shtunën (30 prill) në stadiumin “Atanasio Girardot”, duke e përmbyllur serinë e koncerteve të Malumas në Kolumbi.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

 

Dy artistët u shfaqën me vallëzime mjaft sensuale teksa e interpretuan hitin e Madonnës të vitit 2000, “Music”, si dhe bashkëpunimin e tyre të vitit 2019, “Medellín”, që ishte pjesë e albumit të suksesshëm të këngëtares amerikane, “Madame X”.

Kjo është performanca e parë e Malumas dhe Madonnas në 3 vjetët e fundit. Ata u shfaqën së bashku në skenë në ceremoninë e 2019, “Billboard Music Awards”.

Duket se kjo paraqitje skenike e yllit të hitit “Material Girl” përkon me planet e saj për t’u rikthyer në muzikë. Në dhjetor të vitit të kaluar ajo i paralajmëroi fansat se është kthyer në studio incizuese, dhe po punon në realizimin e, siç e ka quajtur këngëtarja, befasisë për vitin 2022.

Ylli i hitit “Beautiful Stranger” po ashtu është e angazhuar filmin e saj biografik, me ç’rast ka bërë të ditur se për titullin e këtij projekti është frymëzuar nga njëra prej këngëve të saj të vitit 2000. Këngëtarja përveç që po e bashkëshkruan skenarin e projektit me Diablo Codyn, po ashtu do të shërbejë si regjisore e filmit.