Rregullatorët e sigurisë në vendin e punës në Neë Mexico, dënuan të mërkurën me gjobë maksimale kompaninë për prodhimin e filmave “Rust Movie Productions” për dështim të sigurisë së armëve të zjarrit gjatë xhirimit të filmit "Rust", ku një kineaste u qëllua për vdekje në tetor të vitit 2021 nga aktori dhe producenti, Alec Baldwin.
Kompania u dënua me 139,793 dollarë.
"Ajo që kishim, bazuar në gjetjet e hetuesve tanë, ishte një grup rreziqesh të dukshme për punonjësit në lidhje me përdorimin e armëve të zjarrit dhe dështimin e menaxhmentit për të vepruar ndaj atyre rreziqeve të dukshme”, tha për Associated Press, Bob Genoëay, shefi i zyrës për sigurinë në punë.
Në shesh-xhirimin e filmit “Rust”, më 21 tetor të vitit 2021, Baldwini qëlloi me armë zjarri regjisoren, Halyn Hutchins duke e lënë të vdekur. I plagosur mbeti drejtori, Joel Souza.
Baldëin tha në një intervistë në dhjetor të vitit të kaluar për ABC Neës se ai po i drejtonte armën Hutchinsit sipas udhëzimeve të saj në setin e filmit.
Raporti i ri i sigurisë në punë konfirmon se një revole e kalibrit të madh iu dorëzua Baldwinit nga ndihmës drejtori David Halls, pa u konsultuar me specialistët e armëve gjatë ose pas mbushjes së armës.
Rregullatorët vënë në dukje se Halls shërbeu gjithashtu si koordinator i sigurisë dhe se ai ishte i pranishëm dhe ishte dëshmitar i dy shkarkimeve aksidentale të armëve dhe se ai e menaxherët e tjerë që dinin për gabimet nuk morën asnjë veprim hetimor, korrigjues apo disiplinor.