Showbiz

Cody Simpson e shpjegon arsyen pse u nda nga Miley Cyrus

Ylli i sportit dhe muzikës, Cody Simpson, më në fund ka folur për arsyen e ndarjes nga këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus. Ai thotë se e kishte marrë këtë vendim të vështirë për shkak se ka dashur të fokusohet në trajnimet e tij si notarë.
Foto: Shutterstock
 

Ylli i sportit dhe muzikës, Cody Simpson, më në fund ka folur për arsyen e ndarjes nga këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus. Ai thotë se e kishte marrë këtë vendim të vështirë për shkak se ka dashur të fokusohet në trajnimet e tij si notarë, raportoi portali “Female”.

25-vjeçari i dha fund romancës me këngëtaren e hitit “Malibu” në gusht të vitit 2020, pas pothuajse një viti së bashku. Kjo ngase e dinte se duhet të rikthehet në Australi për t’u fokusuar në ambiciet e tij për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike. Kurse, Cyrus e kishte të pamundur të largohet nga Shtetet e Bashkuara për shkak të angazhimeve në muzikë.