Showbiz

Kim Kardashian tregon se nuk kishte folur me Kanye Westin për tetë muaj

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka folur hapur për ndarjen nga reperi Kanye West, gjatë intervistës për një podcast të transmetuar të martën (12 prill).

“Në fillim të procesit të shkurorëzimit, ne i kaluam diku tetë muaj pa folur me njëri-tjetrin”, tha Kardashian gjatë paraqitjes në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, para se të zbulonte se ajo dhe reperi filluan të komunikojnë sërish, në kohën kur Ye po e promovonte albumin e parë “Donda”.

“Gjatë gjithë kohës ai kishte mundësi t’i takonte fëmijët, por thjesht unë dhe ai vendosëm ta ndërpresim komunikimin për ca kohë. Dhe mendoj se kështu ndodh në të gjitha lidhjet që janë drejt fundit. Por, shpresoj që në fund të gjithë këtij procesi, ne do të shndërrohemi në shembull për mënyrën se si duhet rritur fëmijët së bashku edhe pas shkurorëzimit”.

Gjatë bisedës, themeluesja e markës së suksesshme të veshjeve të brendshme “SKIMS”, deklaroi se beteja ndërmjet adhuruesve të saj dhe Westit e ka bërë edhe më të vështirë ndarjen e çiftit të famshëm, raportoi të mërkurën portali “Billboard”.

“Ai e ka një bazë adhuruesish të mrekullueshëm të cilët e përkrahin jashtëzakonisht shumë. Vetëm pse dy njerëz nuk janë më së bashku, nuk do të thotë se fansat e tij duhet të më urrejnë mua apo anasjelltas. Thjesht gjërat nuk funksionojnë kështu. Nuk duhet të ketë përçarje të tilla që vijnë nga njerëzit e panjohur. Është mjaft e vështirë që familjet ta kalojnë një proces shkurorëzimi pa probleme dhe pasoja, veçanërisht kur gjithçka ndodh në sytë e publikut. E keqja është që të gjithë këta adhurues do ta shohin se gjërat do të bëhen mirë për ne të dy, prandaj nuk ka nevojë të përfshihen në jetën tonë personale sepse në fund të fundit, mes ne të dyve ekziston një dashuri e madhe e cila nuk do të shuhet kurrë”.

41-vjeçarja miliardere po ashtu zbuloi hollësi rreth lidhjes së saj të re me komedianin, Pete Davidson, duke treguar se si kishte filluar pëlqimi mes tyre në kohën kur ajo e prezantoi shoun televiziv, “Saturday Night Live”, në tetor të vitit të kaluar.

“Ai më ka thënë se ua kishte kërkuar disa personave numrin tim, por askush nuk ishte i sigurt nëse unë isha duke u shkurorëzuar apo çfarë po ndodhte saktësisht me martesën time. Kështu që ai vendosi të priste ca kohë, para se ta bënte hapin e radhës”, tha Kardashian.

Tutje, Kim tregoi se në njërin skeç të emisionin “SNL” ku ajo e shkëmbeu një puthje me 28-vjeçarin, Davidson, ajo e përjetoi një emocion të cilin kishte kohë që nuk e kishte ndier. Dhe kështu, filloi pëlqimi i parë mes çiftit më të përfolur të showbizit aktualisht.

{gallery}