Këngëtari shqiptar që ka nisur karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kimi, në një bisedë direkte për emisionin Express të KTV-së të martën ka dhënë detaje për projektin e tij debutues, “Out of time”.
Ka thënë se i janë dashur vite pune deri në debutim, Kimi ka treguar për bashkëpunimin me producentët e njohur B Martin dhe Lil Eddie.
Vëmendje padyshim që ka marrë fotografia e tij me superyllin botëror, Rihanna. Kimi ka thënë se me Rihannan ka raporte miqësore, teksa e ka vlerësuar gjë të mirë këtë miqësi. Por sa është i mundshëm një duet mes tij dhe Rihannas?