Showbiz

Jason Momoa mohon të jetë në lidhje me aktoren Kate Beckinsale

Ylli i filmit “Aquaman”, Jason Momoa, i mohoi spekulimet se është në lidhje dashurie me aktoren e famshme britanike, Kate Beckinsale, raportoi në martën portali “TooFab”.

Dyshja kishte ngjallur dyshime duke kaluar kohë sa bashku në ndejën “Vanity Fair Oscar Party”, derisa në një moment paparacët e fotografuan aktoren Beckinsale të veshur me xhaketën e Momoas.

Nuk ka asgjë më të zakonshme se kur dy personazhe të famshme ndërveprojnë, për t’i bërë njerëzit të çmenden dhe të fillojnë të spekulojnë se ndoshta diçka po ndodh mes tyre.

Në premierën e filmit të regjisorit Michael Bay, “Ambulance”, Momoa u pyet rreth këtij momenti të bukur me aktoren 48-vjeçare, me ç’rast u përgjigj: “Ishte një çmenduri reagimi i mediave. Unë thjeshtë po bisedoja me të për vendlindjen e saj, sepse kam kaluar ca kohë në Britani të Madhe duke e xhiruar filmin e ardhshëm ‘Aquaman’ dhe njerëzit menjëherë filluan të më pyesin nëse jemi në lidhje romantike. Natyrisht se jo. Ishte thjeshtë një bashkëbisedë e këndshme. Ndërsa, ia huazova xhaketën time, sepse ajo kishte shumë ftohët”.

Në janar të këtij viti, Jason Momoa dhe bashkëshortja e tij, Lisa Bonet, e bënë të ditur lajmin se po ndahen pas pesë vjetëve martesë dhe 17 vjetësh lidhjeje.

Në këtë intervistë, Momoa gjithashtu foli për faktin se më në fund po i bashkohet kastës së aktorëve të filmit “Fast & Furious”, duke thënë se iu deshën Vin Dieselit që t’i realizojë dhjetë filma, para se t’ia ofrojë atij një rol në filmin aksion, i cili është shumë i suksesshëm sa u përket të ardhurave nga shitja e biletave.

{gallery}