Showbiz

Filmi i ri “Morbius” i kryeson arkat filmike gjatë kësaj jave

 

“Morbius”, filmi i ri i studios “Sony Pictures” që vjen i bazuar në librat komik “Marvel”, u shoqërua me kritika të përziera me të debutuar nëpër kinematë e Amerikës Veriore, por megjithëkëtë arriti t’i arkëtojë 39 milionë dollarë nga shitja e biletave, në tri ditët e para të shfaqjes.

Kjo mjaftoi që ta siguruar pozitën e parë në arkat filmike, ani pse ishte një debutim relativisht i ulët për një film të bazuar në Universin Kinematik Marvel, raportoi të martën agjencia e lajmeve AP.