Ylli i popit, Rita Ora, e ka pranuar se ka pasur probleme për t’u përshtatur me famën.
Këngëtarja 31-vjeçare e ka pranuar se fillimisht kishte luftuar për t’u përshtatur me të qenët e famshme, mirëpo ajo ende e mendon veten si një “person normal”.
“Është padyshim ndryshim për sistemin tuaj ngaqë është diçka që nuk e keni përjetuar kurrë më parë...Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës se si është fama, e në fakt është e vështirë ta shpjegosh famën nëse nuk bën pjesë në të. Është koncept shumë i çuditshëm”, është shprehur këngëtarja.
“Nuk e mendoj si realitet...nuk e sjell me vete në shtëpi. Më pëlqen kur e mendoj veten më shumë si një person normal”.
Ritës i thuhet shpesh nga fansat se është “me këmbë në tokë” pavarësisht famës dhe suksesit që gëzon.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” vëmendjen që e merr e konsideron si pjesë e të qenët gjithherë në sy të publikut.
“Të gjithë ata që më takojnë më thonë: “ Uau, je super me këmbë në tokë”. “Unë kam qenë gjithmonë kështu. E kur dal jashtë, e di qe tashmë është koha e punës”, ka shpjeguar ajo për Harper’s Bazaar Australia.
“Njerëzit mund të vijnë dhe të flasin me ju. Mund të vijnë dhe t’ju bëjnë fotografi. Është diçka që vjen me punën e të qenët i famshëm”.
Rita është e vetëdijshme për famën që ka, por ajo nuk do të lejojë ndikimet e jashtme që t'i diktojnë se si ta jetojë jetën e saj.
Ylli i popit - që është në lidhje me regjisorin e mirënjohur Taika Waititi - ndau: “Duhet gjithashtu të kuptosh se çfarë ke vendosur dhe të zgjidhni vendet ku dëshironi t'i mbani ato private. Miqtë e mi më thonë gjatë gjithë kohës: “Zot, ndonjëherë harron se je e njohur”. Dhe unë them, “E di - është kaq e çuditshme. Ama, nuk do të ndaloj së jetuari”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.