Showbiz

Beyonce mund të jetë në mesin e performuesve të ceremonisë “Oscar”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Diva e muzikës, Beyonce, raportohet se është në bisedime për të performuar në kuadër të ceremonisë “Oscar”.

Ylli i zhanrit R&B është në mesin e artistëve të nominuar për çmimin “Kënga më e mirë origjinale”, për kolonën zanore të filmit biografik, “King Richard”, i cili flet për kampionet e tenisit, Venus e Serena Williams si dhe babanë e tyre trajner, Richard Williams.