Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, po shpreson të ndikojë në kulturë përmes muzikës së tij. 23-vjeçari thotë se është inspiruar jashtë mase nga performanca e yjeve Snoop Dogg, Eminem, Dr Dre, 50 Cent, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar në “Super Bowl” në shkurt të këtij viti, dhe tani është më i vendosur se kurrë që të lë gjurmë në botë me muzikën e tij.
“Synimi im nuk është ta ndryshoj botën, thjeshtë ambicia ime kryesore është që të kem ndikim në kulturë. Dua ta nderojë mundësinë që më është dhënë si artist, dhe të krijojë diçka shumë të vërtetë”, ka deklaruar Mendes në një intervistë të fundit.
Shawn aktualisht është duke punuar në një album të ri si dhe po bëhet gati për turneun botëror “Wonder”. Ylli i hitit “Senorita” shpjegoi se është i vendosur të krijojë muzikë autentike.
“Unë asnjëherë nuk dua të ndalojë së performuari, edhe nëse bëjë muzikë për dhjetë veta në një bar nate. Po ashtu dua të interpretojë nëpër koncerte të mëdha, vetëm nëse e bëjë këtë duke krijuar muzikë të mirëfilltë”, tha këngëtari për revistën “Billboard”.
Mendes tashmë ka gëzuar suksese të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij, duke i fituar disa çmime të rëndësishme si dhe duke i pushtuar toplistat muzikore anembanë botës. Sidoqoftë, me kalimin e vjetëve kanë ndryshuar edhe prioritetet e tij.
“Për një kohë të gjatë isha i bindur se për të arritur sukses duhej të shkruaja këngë të mëdha”, e pranoi këngëtari. Por tani siç duket këndvështrimi i tij ka ndryshuar dukshëm. Duke reflektuar mbi prioritetet e tij, Mendes tha: “Tani fokusohem në krijimin e muzikës që dua ta bëjë, ta dëgjojë dhe që është e rëndësishme për mua”.
Shawn Mendes në të kaluarën e ka pranuar se ka probleme me ankthin si dhe e tregoi se në një pikë gjendja ishte përkeqësuar aq shumë, sa ia pamundësoi të këndojë.
“Unë fizikisht e kisha të pamundur të këndoja sepse vuaja nga ankthi dhe stresohesha rreth realizimit të një albumi të suksesshëm. Ajo frikë më paralizonte dhe nuk isha në gjendje as të performoja”, kishte deklaruar këngëtari në vitin 2020.
Para pak muajsh, Mendes u nda nga e dashura prej vitesh, Camila Cabello. Dyshja e suksesshme e përkrahnin njëri-tjetrin vazhdimisht në karrierë dhe së bashku i kanë realizuar disa hite muzikore.