Showbiz

Michael Bublé dhe Luisana Lopilato në pritje të fëmijës së katërt

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Muzikanti, Michael Bublé, e ka zbuluar lajmin se është në pritje të fëmijës së katërt me bashkëshorten, Luisana Lopilato.

Lajmin e gëzuar, çifti e bëri të ditur në një formë mjaft romantike përmes videoprojektit të ri muzikor të këngëtarit, “I’ll Never Not Love You”. Dhe kush më mirë të vijë në rolin e protagonistes së videoklipit të kësaj kënge sesa bashkëshortja e Bublés, aktorja argjentinase Lopilato.