Showbiz

Yjet e “Big Brother” ua urojnë kosovarëve Ditën e Pavarësisë

Festa e Pavarësisë së Kosovës ka arritur edhe në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”.

Megjithëse në katërshen e finalistëve të këtij spektakli nuk ka mbetur ndonjë kosovarë, Donaldi, Beniada dhe Iliri, kanë vendosur t’ia dedikojnë një mesazh gjithë qytetarëve, njëherësh fansave të tyre nga Kosova, përmes së cilit nga thellësia e zemrës e urojnë Ditën e Pavarësisë.

Vetëm edhe një ditë ka mbetur nga finalja e madhe, ku edhe do të zgjidhet fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Albania VIP”. Katër finalistët janë: Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe Beniada Jakic.