Showbiz

Dua Lipa mbush stadiumin me koncertin në Miami

Dua Lipa ka nisur mbajtjen e turneut të saj të titulluar sipas albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”.

Një prej koncerteve që ka mbajtur në kuadër të këtij turneu, ka qenë të mërkurën në Miami të Floridas.

Këngëtarja kosovare ka arritur të mbush një stadium të tërë me fansat e saj, të cilët këndonin bashkë me të këngët e saj që janë shndërruar në hite.

Nga disa video të publikuara në YouTube nga ky koncert, Dua shihet duke bërë performanca të mahnitshme, bashkë me ekipin e saj.

Dua e cila është fituese e trefishtë e “Grammy” pritet të mbajë koncerte edhe në shtete të tjera të Amerikës Veriore.