Aktorët e njohur si Sevdai Radogoshi-Qumili, të ndjerët Rasim Thaçi- Cima dhe Ibrahim Krajkova-Leci, vite të tëra realizuan skeqe humoristike, të njohura për publikun si “Treshi përsheshi”.
Ndërsa pas shumë viteve ky skeq është rikthyer por në vend të treshes së famshme, do të luajnë fëmijët e tyre, Bim Radogoshi në vend të Qumilit, Artan Thaçi në vend të Cimes dhe Bekim Krajkova në vend të Lecit.
Por, për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti mund ta ndiqni emisionin “Te Shoqja”, ku sonte është I ftuar Artan Thaçi.
Ai sonte zbulon se si lindi ideja për rikthim dhe si e ka pritur publiku këtë projekt.
Për më shumë ndiqni sonte intervistën duke filluar nga ora 18:20 në Kohavision.