Showbiz

Einxhel Shkira lëndon krahun në “Big Brother”, dërgohet në spital

Mbrëmjen e së enjtes, banorja e “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkira ka pësuar një lëndim, gjatë një loje që kishte përcaktuar Vëllai i Madh.

Prezantuesja e njohur shqiptare, ka lënduar krahun dhe kjo ka paraqitur nevojën që ajo të dërgohet për trajtim në spital.

Lajmin se Einxhel e ka lënë shtëpinë për pak kohë, e ka bërë të ditur vetë Big Brother në faqet e tij zyrtare.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, thuhet në njoftim.

Einxhel është njëra prej banoreve më të përfolura këtë edicion të “Big Brother Albania”, për shkak të përplasjeve të saj të vazhdueshme me banorët e tjerë, dhe lidhjes që ka krijuar aty me DJ-n nga Kosova, DJ Dagz.